×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndihmon familjet e minatorëve me nga 30 mijë euro dhe bursë për fëmijët që ndjekin shkollim

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    y minatorë kanë humbur jetën sot pas shembjes së një pllake në horizontin e pestë në Minierën e Artanës.

    Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se do i qëndrojë afër familjeve të cilave tashmë u ka ndarë nga 30 mijë euro.

    Mes tjerash djali i madh i Idriz Gërbeshit, 21 vjeç i është ofruar mundësi punësimi në minierë.

    “Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”.

    “Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës,  Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku” thuhet në komunikatë.

    Qeveria mes tjerash njofton se nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar – ishin gjithsej 10 minatorë.

    “Ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e këtyre dy trupave në sipërfaqe nga shembja në minierë” thuhet mes tjerash në komunikatë.


    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.