Drejtori ekzekutiv i Balkan Green Foundation, Visar Azemi, vlerëson se qeveria nuk është e gatshme për t’u përballë me krizën energjetike.
“Kanë mungesë të dijës në sektorin e energjisë”, ka theksuar ai në Rubikon.
“Duhet ditur se si duhet qasur, duhet pasur ekspertë të mirë për t’u konsultuar. Ministria e Ekonomisë nuk është e përgatitur për të reaguar e përballur me kriza”.
Sipas tij vendi hyn në dimër me mungesën e funksionimit të bllokut A3 të termocentralit “Kosova A”, për shkak të dështimit të qeverisë.