×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qeveria “Hoti” për një muaj emëron 44 zv/ministra, ndjek modelin e Qeverisë “Haradinaj”

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Nuk i ka mbushur akoma as një muaj të plotë që kur është formuar.

    Megjithatë, Qeveria “Hoti”, i ka “grahur” shpejtë punës për emërimin e zëvendësministrave.

    Për 23 ditë, ajo ka emëruar, gjithsej 44 të tillë nëpër 16 dikastere të ndryshme qeveritare.

    Ata që monitorojnë punën e këtyre institucioneve thonë se ky numër mund të rritet akoma ditëve në vijim.

    Aq sa Qeveria “Hoti”, sipas Visar Rushitit nga Demokracia Plus, mund t`i ngjasojë qeverisjeve paraprake me mbi 80 zëvendësministra.

    “Në bazë të një trendi mund të thuhet se numri i tyre do të rritet edhe shumë me shumë në bazë të kësaj që është parë deri me tani. Deri sot i kemi 44, por ky numër pritet të rritet dhe shumë lehtë mund t`i ngjasojë edhe qeverive paraprake kur kemi pasur 70 apo 80 zv/ministra të emëruar”, u shpreh ai për Front Online.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi deri tash ka 5 vartës në dikasterin që e udhëheqë.

    Po kaq zëvendës pas vetes ka edhe Ministri Blerim Kuçi që drejton  Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Numri i të emëruarve në këto dy dikastere, por edhe numri i përgjithshëm i zëvendësministrave në Qeverinë “Hoti” është i palogjikshëm për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “Fol”.

    Ky vlerëson se për një dikaster qeveritar në Kosovë nuk ka nevojë për më shumë se 2 zëvendësministra.

    “Unë mendoj që për strukturën që e kemi është totalisht jo logjikë me i pasë më shumë se 2 zëvendësministra në rastin më të mirë. Por 1 zëvendësministër është i nevojshëm sepse në Kosovë nuk është që kemi aq shumë punë saqë Ministri të jetë për 2 muaj jashtë e të ketë nevojë që 1 zëvendësministër ta zëvendësojë kaq gjatë”, theksoi ai për Front Online.

    Avdullah Hoti, kur ishte shef i deputetëve të LDK-së në vitin 2017, atë kohë opozitë,  kishte kritikuar Haradinajn për numrin e madh të zëvendësministrave.

    Për dallim prej Qeverisë “Hoti”, ajo “Kurti” kishte 11 zëvendësministra më pak, gjithsej 33 të tillë. /Front Online/

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.