×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti emëron zëvendësministër të Kulturës të dënuarin për korrupsion

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Më 1 tetor 2018, Qazim Rrahmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.

    Ndaj aktgjykimit të Themelores, Rrahmani nuk ishte ankuar fare në Gjykatën e Apelit. Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zyrtari për informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari.“Nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Jasharit në pyetjen e drejtuar nga “Betimi për Drejtësi”, lidhur me atë se a kishte pranuar Apeli ankesë nga Rrahmani. Kësisoj, pas shpalljes së aktgjykimit nga shkalla e parë dhe mos apelimit të këtij vendimi në Apel, dënimi ndaj Rrahmanit kishte marr edhe formën e prerë.

    E fakti se Rrahmani ishte dënuar për korrupsion, pikërisht për kohën sa kishte qenë zëvendësministër në MPMS, duket se nuk i ka penguar kryeministrit Avdullah Hoti që të njëjtin ta emëroj sërish si zëvendësministër.Kësaj radhe, Rrahmani është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    Një pozitë të tillë, sipas biografisë së tij të publikuar edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani del se e ka ushtruar edhe gjatë viteve 2016-2017.Edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani tashmë figuron si njëri nga zëvendësministrat e kësaj ministrie, e ku ministre nga radhët e LDK-së, është caktuar Vlora Dumoshi. Në Qeverinë e kaluar të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rrahmani, që vjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), kishte qenë zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.