15:35 | 22 Qershor 2020
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është duke e mbajtur ka emëruar Bujar Ejupin, drejtor të përgjithshëm të aviacionit civil të Kosovës.
Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, Qeveria e Kosovës, me asnjë votë kundër, ka emëruar Bujar Ejupin, drejtor të Aviacionit Civil të Kosovës.
Në fjalën e tij, ministri Abrashi, tha se për këtë pozitë kanë qenë Eresen Shileku, Petrit Mehmeti, Bujar Ejupi, Arianit Islami.
Abrashi në mesin e këtyre emrave i propozoi qeverisë Bujar Ejupin, i cili edhe u votua unanimisht nga kabineti qeveritar.
Sipas Abrashit, Ejupi ka përvojë shumëvjeçare si zëvendësdrejtor komercial në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
Sponsoruar
Të tjera
-
21:25 | 22 Maj 2022
-
21:23 | 22 Maj 2022
-
21:04 | 22 Maj 2022
-
20:48 | 22 Maj 2022
-
20:39 | 22 Maj 2022
-
20:37 | 22 Maj 2022
-
20:35 | 22 Maj 2022
-
20:27 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:52 | 22 Maj 2022
-
19:49 | 22 Maj 2022