×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra e VV’së në Pejë: Agusholli është luftëtari ikonik i UÇK’së, personi që e ofendoi nuk është anëtar i joni

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Qendra e VV’së në Pejë ka reaguar pasi që një person me emrin Feim Sylka në Facebook ofendoi ish-ushtarin e UÇK’së, Shpëtim Agusholli. Nga kjo qendër thonë se Agusholli është ushtar ikonik dhe gëzon respekt teksa janë distancuar nga deklaratat e personit në fjalë.

    ‘’Gjatë ditës kemi parë disa lajme nga media të ndryshme lidhur me fyerjen që një person e ka bërë në adresë të simbolit të një luftëtari të ndershëm nga Peja, Shpëtim Agusholli, i cili veç tjerash është invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.’’, thuhet në komunikatë.

    ‘’Mediat në mënyrë tendencioze, personit Feim Sylka, ju kanë referuar si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këto lajme të rrejshme janë përsëritur gjatë gjithë ditës nëpër portale dhe postime të mediave të ndryshme në rrjetet sociale si propagandë e ulët kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Personi në fjalë nuk është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe as që ka qenë ndonjëherë. Lëvizja VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë është e indinjuar me fyerjet në drejtim të luftëtarëve të vërtetë në njërën anë dhe përdorimi i lajmeve të rrejshme për propagandë të ulët politike në anën tjetër. Shpëtim Agusholli është luftëtari ikonik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gëzon respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë ata që e njohin.’’, shkruhet tutje në komunikatë.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.