×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra e Transfuzionit në gjendje alarmi, harxhohen rezervat e gjakut

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Edona, 40-vjeçare nga Prishtina, për pesë vjet me radhë, dy deri në tri herë në vit, dhuron gjak për të shpëtuar jetë. Ajo thotë se këtë veprim e bën edhe për veten e saj që të ndihet mirë.

    Por, që kur ka filluar pandemia, nuk ka shkuar më në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

    ‘’Fatkeqësisht jo, nga frika prej pandemisë. Këtë vitin e fundit, prej janarit nuk kam dhënë asnjëherë. Në shkurt e kam pasur kohën, por nuk kam mundur të shkoj, pastaj filloi pandemia dhe prej marsit u mbyllën krejt. Por, edhe frika nga pandemia’’, thotë ajo.

    Aktualisht, Qendra e Transfuzionit të Gjakut është në gjendje alarmi. Mungesa e vullnetarëve të gjakut ka bërë që tashmë të harxhohen rezervat e grumbulluara.

    Në Kosovë, përmes vullnetarëve, sigurohen rreth 30 mijë doza gjak në vit. Me këto doza sigurohen rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë.

    Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Transfuzionit të Gjakut, sipas së cilës përpos personave me COVID-19, e që kanë pasur nevojë për gjak, shumë pacientë të tjerë të aksidentuar e me sëmundje të tjera, i kanë shpenzuar dozat e gjakut.

    ‘’Ne kemi pasur një rezervë të madhe të gjakut, të cilën e kemi grumbullur gjatë muajit qershor kur e kemi pasur javën e dhurimit vullnetar të gjakut. Ato rezerva deri tash kanë qenë të mjaftueshme, por meqenëse numri i të sëmurëve me COVID-19 u rrit dukshëm, i kemi ndërprerë aksionet e dhurimit vullnetar të gjakut’’, thotë ajo.

    Muaji i fundit kur është grumbulluar gjak, ka qenë qershori i këtij viti. Ndërkaq, nga ai muaj e deri këtë javë kur edhe është bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, nuk është grumbulluar rezervë.

    Zhubi thotë se edhe të sëmurët me COVID -19, po kanë nevojë për gjak, andaj kjo edhe ka ngritur alarmin tek institucionet që të sigurojnë doza gjaku.

    ”Apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, pasi dhurimi në këtë kohë e bën atë person dyfish hero. Gjak marrin edhe pacientët me COVID-19. Mund të them që deri tash 70 pacientë me COVID-19 pozitivë kanë marrë gjak’’, tregon Zhubi.

    Edhe Shpresa Bucolli 39-vjeçare, nga Prishtina, juriste me profesion, është dhuruese e rregullt e gjakut. Sipas saj, dhurimi i gjakut duhet të bëhet obligim moral dhe njerëzor për të gjithë.

    Ajo edhe gjatë kohës së pandemisë, nuk e ka ndërprerë dhurimin vullnetar. Herën e fundit ka dhuruar në muajin qershor kur edhe ishte organizuar nga Qendra e Trasfuzionit.

    ‘’Unë kam dhënë në muajin qershor, atëherë kur edhe e kam pasur kohën. Unë jap gjak çdo katër muaj. Nuk jam frikësuar nga COVID-19, sepse ndihem e sigurt gjatë dhurimit të gjakut. Unë që nga shkolla e mesme dhuroj vullnetarisht gjak’’, thotë ajo.

    Bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë është rritur nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave...
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.