×
  • Lajme
  • Lajme

    Pulmologjia, aty ku urimi për festë, është lutja për jetë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Këtë festë të Bajramit shumë persona e priten duke luftuar për jetë.

    Në klinikën e Pulmologjisë, ku po trajtohen 80 pacientë e prej tyre 70 me oksigjeno terapi urimin e vetëm e kanë që t’i mbijetojnë COVID-19.

    Brenda Klinikës së Pulmologjisë po trajtohen mbi 80 pacientë, 70 prej tyre me oksigjenoterapi.

    Këtu, më së paku ka atmosferë feste.

    Të premten, nëpër hapësirat e Klinikës së Pulmologjisë, duket se askujt nuk i bie ndërmend për festën e Kurban Bajramit.

    I gjithë përqendrimi është te ofrimi i shërbimeve mjekësore për më shumë se 80 pacientë që po qëndrojnë të shtrirë.

    Hicç më pak se 70 prej tyre kanë nevojë për asistim me oksigjen tërë kohën.

    Pothuajse secili pacient ka nevojë për pajisje të ndryshme mjekësore, të cilat në një mënyrë a tjetrën i mbajnë ata në jetë.

    Për njërin nga të infektuarit këtu, ku zhurma e respiratorit është më e fuqishme se vetë zëri i tij, kjo është hera e parë që festë të Bajramit pret në spital.

    Një tjetër tregon se urimet për festë i ka bërë përmes telefonatave me familjarë.

    Ai rekomandon që të shmangen vizitat në këtë kohë.

    Mjeku kujdestar në këtë Klinikë, Flamur Marku, pohon se kanë pasur më shumë punë se ditët tjera, pavarësisht se është ditë feste.

    Tutje, pulmologu thotë se kanë sygjeruar pacientët të mos pranojnë vizita, për shkak Klinika është mbingarkuar tashmë.

    Edhe 12 infermierë po ndihmojnë mjekët në punët brenda Klinikës. 19 kolegë të tyre janë të infektuar nga Covid 19.

    Edhe në oborrin e Klinikës Infektive, aty ku po ashtu trajtohen pacientë me Covid 19 ditën e Bajramit të Vogël nuk pati shumë lëvizje.

    Aty u panë vetura që kryejnë ceremoni të funeraleve, në pritje të trupave që nuk mbijetojnë si pasojë e Covid 19.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.