×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet e plotë biseda Thaçi – Clinton pas vendimit për demiltarizimin e UÇK’së

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Sot u mbushen 21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK’së, ku ishin përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK’së në polici dhe administratë publike, etj.Sapo ishte nënshkruar kjo marrëveshje, lideri politik i UÇK’së, Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, e kishte pasur një bisedë telefonike me presidentin e SHBA’së, Bill Clinton.

    Kjo është biseda e plotë e Thaçit me Clintonin:

    25 qershor, 1999 Memorandum për bisedat telefonike Titulli: Bisedat telefonike me liderin kosovar, Hashim ThaçinPjesëmarrësit: PresidentiLideri kosovar Hashim Thaçi

    Interpretuesja: Lindita ImamiMarrësi i shënimeve: Lindita Imami
    Data, Koha dhe Vendi: 20 qershor, 1999, 6:30 – 6:40 pasdite, Hoteli ‘Hyatt’, Cologne, GjermaniPresidenti: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova.Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.Presidenti: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkëpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetëqeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë.Lideri kosovar, Thaçi: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.Presidenti: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Millosheviqi nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde.Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit zoti President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do ta bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë, por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj.Presidenti: Faleminderit. Mirupafshim.-Përfundimi i Bisedës-/express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.