×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohen detaje të reja nga vdekja e George Floyd

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë në detaje momentet e fundit të jetës së Georde Floyd, i cili vdiq pasi një polic e shtypi me gju në qafë për gati nëntë minuta.

    Sipas transkripteve të gjykatës, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e George Floyd, i tha atij të ndalojë së foluri derisa vazhdimisht i shtypte qafën me gju.

    “Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

    Floyd u përgjërua për ndihmë ndërsa ishte i shtrirë në tokë, sipas transkriptit të bërë publik të mërkurën, si pjesë e një mocioni të paraqitur në Gjykatën shtetërore të Mineapolis.

    “Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

    Polici Derek Chauvin, u përgjigj “atëherë ndaloni së foluri, ndaloni të bërtisni, shpenzoni shumë oksigjen duke folur”.

    Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë.

    Tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

    Dokumentet ofrojnë fotografinë më të qartë të momenteve të fundit të Floyd. Vdekja e tij në maj nxiti trazira në pothuajse tërë botën.

    Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.

    Incidenti ka nxjerrë në pah plagët e thella mbi pabarazinë racore në SHBA. Për shumë njerëz, zemërimi ndaj vdekjes së Floyd reflektoi gjithashtu vite të zhgënjimit për pabarazinë socio-ekonomike dhe diskriminimin.

    Pas publikimit të pamjeve të vdekjes së Floyd, shpërthyen protesta në shumë qytetet të SHBA-së.

    Forcat e policisë, qeveritë dhe bizneset premtuan reforma në trajtimin e pabarazisë racore.

    Më 26 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një Projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.

    Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.

    Projektligji është emëruar sipas George Floydit.

    Drejtuesit e lartë të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA do të dëshmojnë në Kongres më 9 korrik për përgjigjen e autoriteteve ndaj protestave pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë trazirave të muajit të kaluar të shkaktuara nga vrasja George Floyd në polici kujdestarisë.

    Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe gjeneral Mark Milley, do të dëshmojnë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

    Presidenti amerikan, Donald Trump kishte insistuar për një reagim më agresiv ndaj trazirave, përfshirë përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në Uashington.

    Derisa trazirat po vazhdonin, Esper dhe Milley u panë duke e shoqëruar presidentin, i cili vizitoi një kishë përballë Shtëpisë së Bardhë.

    Ata më vonë shprehën keqardhje për veprimet e tyre dhe thanë se pjesëmarrja e tyre në fotografi ishte e papërshtatshme./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Rutte përmes një shkrimi në...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Të martën, në Tiranë u nënshkrua një aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Ky veprim, në shtetin fqinj, Serbi, u interpretua...
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 në lidhje me zhvillimet e fundit mrenda në LDK ka...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah Hoti me lidershipin e LDK-së. Deda tha se të gjithë në...
    Vip19 Mars 2025
    “Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t...
    Lajme19 Mars 2025
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing...
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.