×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD kërkon që Rakiq të tërheqë deklaratat e tij ose të shkarkohet

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj kanë reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Goran Rakic për vendosjen e orës policore në komunat në veri sipas vendimit të qeverisë së Serbisë.

    PSD ka thënë se zv/kryeministri Rakic ose duhet të tërhiqet nga këto deklarata ose të shkarkohet.

    “Ende nuk pamë asnjë reagim institucional ndaj zv. kryeministrit Goran Rakiç i cili haptazi sfidon autoritetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës, ku vet bën pjesë. zv. Kryeministri Rakiç. Ky rast duhet të trajtohet me urgjencë dhe Rakiç duhet të japë llogari për deklaratat e tij. T’i tërheqë ato ose të shkarkohet”, thuhet në reagim.

    PSD thotë se për këtë çështje nuk kanë parë reagime as nga opozita që përbëhet nga VV dhe PDK.

    “Nuk pamë reagime as nga subjektet që sot janë në opozitë parlamentare. Partitë janë bashkuar në heshtje kundër një organizimi paralel që po ndodhë brenda territorit të Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Vendimi që në veri të vendit, në Komunat me shumicë serbe, do të respektohen masat e Serbisë kundër pandemisë, është lajm shumë shqetësues por fatkeqësisht nuk është lajm i ri. Për më keq, ky lajm na erdhi nga pjesëtarë të qeverisë së Kosovës.
    Ende nuk pamë asnjë reagim institucional ndaj zv. kryeministrit Goran Rakiç i cili haptazi sfidon autoritetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës, ku vet bën pjesë. zv. Kryeministri Rakiç. Ky rast duhet të trajtohet me urgjencë dhe Rakiç duhet të japë llogari për deklaratat e tij. T’i tërheqë ato ose të shkarkohet. Nuk pamë reagime as nga subjektet që sot janë në opozitë parlamentare. Partitë janë bashkuar në heshtje kundër një organizimi paralel që po ndodhë brenda territorit të Kosovës.
    Mitrovica dhe komunat e tjera në veri të saj, shpesh janë përdorur si armë në betejën elektorale të përditshme mes partive. Por, të gjitha këto parti, për aq sa kishin pushtet, u sollën njëjtë karshi këtij problemi. Nuk bënë asgjë nga ato që premtuan e as nga ato që duhet bërë. Shumë banorë të kësaj zone janë peng i moszgjidhjes së këtij problemi. Shtetësisa jonë nga brenda e sidomos nga jashtë do të vazhdojë të kontestohet përderisa nuk e kemi një zgjidhje përfundimtare për këtë pjesë.
    Narracioni popullist karshi këtij problemi është po aq i rrezikshëm sa sjellja injoruese ndaj situatës në këtë pjesë. Nuk duhet të vazhdojmë të sillemi sikurse ky problem është i përkohshëm dhe shfaqet sporadisht. Dështimi i shtrirjes së autoritetit shtetëror në atë pjesë të territorit nuk është i karakterit menaxherial. Ai është problem politik, dhe deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, zgjidhet vetëm politikisht.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.