×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestë në Novi Pazar, kërkohet të dihet numri i saktë i të vdekurve nga koronavirusi

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Me bilbila dhe me shpalosjen e panove të ndryshme, një grup i qytetarëve të Novi Pazarit ka protestuar të shtunën. Ata kanë kërkuar të vërtetën e plotë për të vdekurit dhe të infektuarit me COVID-19 në Sanxhak, regjionin në Serbi, në afërsi të Kosovës.

    Protestuesit po ashtu kanë kërkuar ndërrimin e shtabit të krizës, zëvendësimin e koordinatorit të spitalit, Mirsad Gjerlek dhe hetime për shpenzimin dhe përdorimin e donacioneve të shumta nga Serbia dhe vendet tjera.

    Rreth 50 protestues kanë mbajtur pano në të cilat është shkruar “të përgjegjshëm para ligjit” “lista e donacioneve”, “pse faleminderit Vuçiq?”, “faleminderit diasporë”…

    Ata i kanë bërë thirrje Gjerlekut që të del para njerëzve dhe të sqarojë veprimet e tij. Ka pasur thirrje edhe kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Protestuesi Aladin Pauçinc ka thënë se Sanxhakun e ka shpëtuar diaspora me donacionet e saj e jo Vuçiqi. Sipas tij protesta është organizuar pas pakënaqësive të qytetarëve.

    Në spitalin në Novi Pazar, qytetin në kufi me Kosovën të banuar kryesisht me boshnjakë, kanë vdekur 154 pacientë prej fillimit të pandemisë. 100 kanë vdekur nga pasojat e COVID-19, ndërsa për 54 persona është raportuar se kjo sëmundje nuk ishte burim i menjëhershëm i vdekjes. Qytetarët vlerësojnë se numri i të vdekurve mund të ketë qenë edhe më i madh. Novi Pazari ishte shumë i goditur nga koronavirusi. Një kohë pacientët janë shëruar në korridoret e spitalit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.