
Janë dhënë masat e sigurisë për të 7 personat e arrestuar për shkak pas protestës së mbajtur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Masat e dhëna nga Gjykata: Endrit Mërtiri arrest shtepie, Bojken Abazi detyrim paraqitje, detyrim paraqitje për Kastriot Qema, Erik Mertiri arrest shtëpie, detyrim paraqitje për Romeo Lilon, Burim Taflica detyrim paraqitje.
Aktivistët u shoqëruan nga policia ditën e dielë, disa orë pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga eskavatorët e IKMT, ndërsa në ndihmë ishin edhe 1200 forca policore.
Gjatë protestës vlen të përmendet edhe dhuna e ushtruar nga policia ndaj artistëve, aktivistëve të Shoqërisë Civile si dhe përfaqësuesve të opozitës.
Masat e sigurisë
Endrit Mërtiri – Arrest shtëpie
Erik Mërtiri – Arrest shtëpie
Bojken abazi – Detyrim paraqitje
Kastriot Qema – Detyrim paraqitje
Romeo Lilo – Detyrim paraqitje
Burim Taflica – Detyrim paraqitje