×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria ngrit aktakuza ndaj 38 personave si dhe bën kërkesë për sekuestrimin e dy automjeteve

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Ndërsa bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin dy (2) automjeteve, një i markës “VË-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve.

    Raporti për secilin Prokurori:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5)

    persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin

    e dy (2) automjeteve, një i markës “VË-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve, të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t‟u kryer vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

    Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.