×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori serb: Kosova do të jetë e pavarur pas një viti

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Ognjen Radonjiq, profesor i Fakultetit Filozofik në Beograd, vlerëson se nëse marrëveshja nga Washingtoni është ligjërisht e detyrueshme, pavarësia e Kosovës do të hyjë në fuqi saktësisht pas një viti.

    Në një tekst autorial për portalin Pescanik, Radonjiq pyet nëse “suita” serbe e dinte atë që po nënshkruante në Shtëpinë e Bardhë apo thjesht nuk kishte ndjenjë për finesa në gjuhën angleze dhe për “dinakërinë” diplomatike amerikane. Ai analizoi pikën e parafundit të dokumentit të Washingtonit në lidhje me moratoriumin mbi aktivitetet politike të të dyja palëve.

    Analiza e tij:

    Kosova (Prishtina) do të pranojë të zbatojë një moratorium njëvjeçar me të cilin kërkon anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet me një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e çnjohjes dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose joformale nga cilido qoftë komb ose organizatë ndërkombëtare për të mos njohur Kosovën (Prishtinën) si një shtet i pavarur. Të dy marrëveshjet e ndërprerjes hyjnë në fuqi menjëherë”.

    Në marrëveshje, në fjalinë e cila ka të bëjë me Serbinë, moratoriumi njëvjeçar i referohet ekskluzivisht veprimit të çnjohjes së Kosovës, sepse pasohet nga një presje dhe një fjali krejtësisht e pavarur, me të cilën nuk ka të bëjë moratoriumi njëvjeçar. Serbia, pra, u pajtua që duke filluar më 4 shtator 2020 e mëtutje nuk do të pengojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e kombeve tjera dhe anëtarësimin e tij në organizatat ndërkombëtare”, thotë profesori.

    Sipas tij, ajo që pengon që procesi i legjitimimit të Kosovës si shtet i pavarur në Kombet e Bashkuara tashmë të fillojë është moratoriumi njëvjeçar, ndaj të cilit Kosova është zotuar.

    “In medias res – presja e vendosi Po të mos ishte ajo, afati kohor do t’i referohej pjesës së dytë të fjalisë. Përsëri, nëse pas presjes dhe foljes të përmbahen (refrain) do të ishte precizuar afati kohor prej një viti (will refrain for a year apo një formulim i ngjashëm), atëherë kjo e përmbajtur do të ishte e kufizuar në kohë. Kështu, shkruesit e marrëveshjes, në një mënyrë shumë diskrete dhe të sofistikuar, e afatizuan kundërshtimin tonë. Me fjalë të tjera, nuk është më e nevojshme që Serbia ta njohë Kosovën, sepse ajo do të legjitimohet përmes pranimit në Kombet e Bashkuara, gjë që ne nuk do ta kontestojmë, “tha Radonjiq.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.