Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova”, bërë me dije se për shkak të defektit në gypin kryesorë, që ka ndodhur në fshatin Gexhë, është ndërprerë furnizimi me ujë.
Pa ujë do të mbesin zona e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.
Kompania njofton se së shpejti furnizimi me ujë do të rikthehet, ngase ekipet janë në terren.
“KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 250, që ka ndodhur në fshatin Gexhë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë. Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë”, ka njoftuar KRU Gjakova.