×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Princeshë Diana mendonte se ndenjat e Charles ishin mbytur që në lindje nga prindërit e tij

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Fansat mbretërorë tashmë e dinë që Princi Charles dhe Princesha Diana kishin një martesë të palumtur dhe sipas biografes mbretërore Ingrid Seward, marrëdhënia e tyre ishte e mbushur me probleme që kryesisht vinin si pasojë e mënyrës si Charles ishte rritur.

    Në biografinë e shkruar nga ajo, që do të dalë së shpejti për Princin Philip, Ingrid nuk u përmbajt kur erdhi puna për të raportuar disa deklarata të pretenduara nga Princesha e Popullit. Sipas Ingrid, Diana mendonte se e vetmja gjë që Charles mësoi për dashurinë ishte shtrëngimi i duarve. Ingrid pohoi drejtpërdrejt se Charles vuan nga mosshprehja e emocioneve.

    Duke folur për fëmijërinë e Charles, Ingrid pretendoi se Diana i tha njëherë asaj se Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth II kurrë nuk i dhanë Charlesit asnjë lloj dashurie. Philip dyshohet se ka marrë pjesë vetëm në dy nga tetë festat e para të ditëlindjes së Charles dhe shpesh ishte larg në det si një oficer detar, sipas Ingrid. Ajo gjithashtu tha në një moment se kur Charles ishte ende bebe, Elizabeth dhe Philip e lanë atë dhe motrën e tij më të vogël, Princeshën Anne, në Angli ndërsa kaluan Krishtlindjet në Maltë.

    “Diana tha se nëse Charles do të ishte rritur në mënyrë normale, ai do të ishte në gjendje të përballonte më mirë emocionet e tij dhe të saj. Ajo pranoi se ndjenjat e tij dukej se ishin mbytur që në lindje. Vetëm dadot e tij i treguan afeksion, por kjo, siç shpjegoi Diana, nuk ishte njësoj si puthja dhe përqafimi nga prindërit, gjë që Charles nuk ishte kurrë. Kur ai takonte prindërit, ata nuk përqafonin, por i shtrëngonin duart”, -thotë Ingrid.

    Sipas këtyre rrëfimeve, kjo gjë bëri që Charles të mos ishte në gjendje të ishte i lidhur me gruan e tij, një tjetër problem në marrëdhënien e tyre komplekse.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.