×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pretendon se u shkarkua për hakmarrje politike, Ministri tregon se zbuloi sekrete shtetërore

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Po bëhen thuajse një muaj qysh kur Komisioni Disiplinor në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e ka larguar nga shërbimi civil drejtorin e Departamentit të Rezervave Shtetërore, Arton Muçajn. Kjo me arsyetimin se i njëjti ka lidhur kontrata jashtëligjshëm pa pëlqimin e ministrit.

    Kështu po pretendon për Front Online edhe ministri i këtij dikasteri qeveritar, Vesel Krasniqi. Ai ka thënë që deri te shkarkimi i Muçajt ka ardhur pas nënshkrimit të jashtëligjshëm të dy kontratave, si dhe zbulimi i vendndodhjes së rezervave shtetërore, gjë që është në kundërshtim me Ligjin.

    “E vërteta dhe realja është që drejtori në fjalë ka nënshkruar dy marrëveshje jashtëligjshme, sepse për të ardhur deri tek nënshkrimi i atyre dy marrëveshjeve sigurisht që janë disa procedura. Nëse ne i kërkojmë që të rriten rezervat shtetërore, sigurisht që ministri i propozon Qeverisë së Kosovës qoftë për vlerë qoftë për afat dhe pastaj Qeveria merr vendim dhe shkojmë me procedura të prokurimit. Shkelja tjetër që ka bërë është që nuk duhet të bëhen publike kompanitë apo se ku ndodhen rezervat shtetërore dhe një gjë të tillë ai e ka publikuar dhe se cilët operatorë ekonomik i mbajnë ato rezerva gjë që është në kundërshtim me Ligjin dhe është sekret shtetëror”, ka thënë ministri për Front Online.

    Ministri ka përjashtuar çdo mundësi që Muçaj të jetë shkarkuar për hakmarrje politike.

    “Kur jemi tek problemi i shkarkimit të drejtorit të Rezervave Shtetërore, sigurisht që nga ajo që kemi dëgjuar në një emision drejtori ka ngritur disa shqetësime apo ka konsideruar që i është bërë e padrejtë lidhur me shkarkimin e tij dhe e ka quajtur si një lloj hakmarrje ndaj AAK-së nga Nisma për faktin që deputeti Haxhi Shala ka kaluar tek Aleanca dhe në këtë rast po i hakmerremi atij”, ka thënë ai për Front Online.

    Muçaj: U shkarkova për hakmarrje politike, më larguan nga sistemi për t`i hapur rrugë keqpërdorimit

    Ndryshe nga ministri është deklaruar, tashmë ish-drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore, Arton Muçaj. Sipas tij, shkarkimi erdhi për dy arsye, përfshirë këtu edhe hakmarrjen
    politike, pasi i njëjti është mik familjar i vëllezërve Haradinaj.

    “Rasti i parë ka qenë ndërhyrja dhe kërkesa e Ministrit për të blerë maska për rezerva shtetërore (duke aluduar që të blejmë nga kompania e tij e maskave që e ka në Malishevë). Rasti tjetër është edhe keqpërdorimi i naftës si rezervë shtetërore duke ditur qe ministri Vesel Krasniqi merret me tregtinë e naftës si dhe ka një pompë benzine në Malishevë. Dhe arsyeja e dytë është hakmarrja politike në mes NISMA-s dhe AAK-se duke ditur që unë jam përkrahës i AAK-së dhe mik familjar i z.Ramush dhe Daut Haradinajt”, ka thënë ai, për Front Online.

    Muçaj për Front Online, foli edhe për nënshkrimin e kontratave për rezerva shtetërore, nga sekretari i përgjithshëm i MTI-së, Burim Rreci, pa dijeninë e tij si drejtor.

    “Sekretari Permanent Burim Rreci ka nënshkruar kontrata për rezerva shtetërore pa dijeninë time si Drejtor si dhe pa dijeninë e stafit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës. Bëhet fjalë për marrëveshje me kompaninë e dhëndrit të Fatmir Limajt, ku MTI-ja i paguan qira në muaj, mbi 2 mijë euro, apo mbi 25 mijë euro në vit, dhe që konsiderohet shkelje e Ligjit për Rezerva Shtetërore. Tani këto kontrata janë pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale dhe Krimeve Ekonomike të Policisë që i kam lajmëruar unë”, ka thënë ai.

    Ish-drejtori i rezervës shtetërore, u deklarua edhe për dy kontratat e nënshkruara nga ai, e që nga Ministri Veseli dhe MTI-ja po pretendohet se janë nënshkruar jashtëligjshëm.

    “Unë kam nënshkruar kontratën e parë, në pajtim me Ligjin e Rezervave Shtetërore: Nenin 18 , pika 1.7, 1.8, dhe pika 2.0, si dhe nenin 23 (ku neni 23 thotë se duhet shfrytëzuar marrëveshjet që janë të lidhura me institucionet që financohen nga Buxheti i Shtetit, dhe unë e kam shfrytëzuar atë kontratë që është e lidhur me AQP edhe për furnizim edhe për deponim. Procedurat kanë filluar në fillim të muajit Maj – 2020 dhe kanë përfunduar me datën 4 Qershor 2020), ku edhe kemi nënshkruar marrëveshjen pa implikime financiare pra pagesë për ruajtje. Poashtu ka qenë e informuar ish-ministrja Rozeta Hajdari, pasi ma ka përgatitur zyra ligjore me kërkesën time, dhe më është aprovuar nga zyra e sekretarit. Kjo kontratë ka logon e MEPTINIS”, ka thënë Muçaj, për Front Online.

    Ndërsa për sa i përket kontratës së dytë të nënshkruar, Muçaj tha se është nënshkruar poashtu në bazë të Ligjit për Rezerva Shtetërore dhe se nuk ka implikime financiare.

    “Kontrata e dytë është nënshkruar nga unë poashtu në bazë të Ligjit të Rezervave Shtetërore: Nenin 18 , pika 1.8, dhe pika 2.0. dhe Neni 9 (ruajtja e sekretit shtetëror). Kjo kontratë nuk ka implikime financiare, nuk ka asnjë obligim që merr MTI-ja. Thjeshte është një marrëveshje pa pagesë në mes Departamentit dhe kompanisë për ruajtjen e naftës, i cila nuk ka datë kur i dërgojmë naftën për ruajtje, as sasi dhe as një obligim të MTI-se respektivisht te Departamentit te Rezervave Shtetërore. Është një obligim i kryer i Departamentit duke respektuar edhe Ligjin e Rezervave Shtetërore e edhe direktivën evropiane 2009/119 për të cilën nuk ka njohuri elementare as Ministri Krasniqi as Sekretari Permanent Burim Rreci”, ka thënë ndër të tjera ai. /Front Online/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Lajme18 Maj 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj, i cili njëherit është njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrentjtimit të energjisë elektrike me moton: “Asnjë cent më...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Donald Trump tha se do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për t’i dhënë fund luftës në...
    Lajme18 Maj 2025
    Tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi sërish pa sukses. Edhe pse shpresa për një marrëveshje minimale nuk ishte...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest, me një performancë mbresëlënëse që i siguroi fitoren e madhe...
    Lajme18 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës tha se nuk mendon që...
    Lajme18 Maj 2025
    Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025. Shqipëria këtë vit është renditur në vendin e tetë. Kujtojmë se nga votat e publikut...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.