×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi mbështet marrëveshjen e Uashingtonit, thotë se synim final është paqja

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka mbështetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, raporton Front Online.

    Ai ka falendëruar SHBA-të dhe ish-presidentët amerikan që e mbështetën Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

    Thaçi theksoi se pa mbështetjen e tyre, Kosova nuk do të ishte ku është tani.

    “Në të gjitha takimet që kam zhvilluar me presidentin Trump, ai më ka folur për Kosovën si një vend i mrekullueshëm, Javën e kaluar ishte një konfirmim tjetëri  këtij përkushtimi dhe i kësaj përkrahje. Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për më tepër se dy vite me administratën e presidentit Trump, me përkushtim të ambasadorit Grenell, të premten e kaluar arritëm që t`i formalizojmë këto përpjekje”, ka thënë ai.

    Tutje presidenti Thaçi, deklaroi që marrëveshja e së premtes ishte përpjekja më serioze e SHBA-ve në këto dy dekada, raporton tutje Front Online.

    “Kjo ishte ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-ve në këto dy deklada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi shumë të vështirë, hasëm në vështirësi, akuza, pengesa, konspiracione të shumta, nga shumë anë. Me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë të gjitha këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme dhe paragjykuese”, ka thënë ai.

    Presidenti foli edhe për pikat konkrete të marrëveshjes.

    “Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, zhvillimi i mirëqenies qytetare, projektet infrastruktutrote me kapital të madh, autostradat, linjat ajrore e hekurudhore kanë qenë gjithnjë prioritet i Kosovës, njësoj sikurse edhe nevoja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, dhe kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se paqja është synimi përfundimtar i Kosovës në këtë proces. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.