Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook, në Ditën e Rinisë, ka thënë se Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit.
Thaçi tutje ka thënë se e kujton me nostalgji kohën e rinisë dhe se që nga atëherë angazhohet për më shumë mundësi për rininë.
Shkrimi i plotë:
Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit. Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive. Dhe, unë, ndonëse e kujtoj me nostalgji rininë time, që nga ajo kohë angazhohem për më shumë mundësi për rininë, vend më të mirë për çdo qytetar dhe shtet më të fortë për popullin tonë.Edhe sot kur shënojmë Ditën Botërore të Rinisë zotohem për më shumë angazhim, që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional. HTH