Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 10:00 do të mbajë konferencë për medie, raporton Front Online.
Thaçi në konferencë pritet të flas rreth udhëtimit të tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe.
Ndërkohë gjatë ditës pritet që në Kosovë të vijë i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Në agjendën e publikuar nuk është paralajmëruar asnjë takim i Lajcakut, përveç atij me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani./Front Online/