×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i zgjedhur direkt me votë nga populli, më legjitim dhe më shumë kompetenca

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Në vitin 2021 presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do t’i kalojë mandati i të parit të shtetit dhe kështu, Kosovës do t’i duhet të zgjedhë president të ri.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit zgjedhet në Kuvendin e Kosovës me votat e deputetëve dhe propozohet nga ata, shkruan lajmi.net.

    Por, kohëve të fundit shumë shpesh është diskutuar mundësia e ndryshimit dhe amandamentimit të Kushtetutës që zgjedhja e presidentit t’i kalojë popullit me votë direkte.

    Por si dhe sa është e mundur kjo?

    Eksperti i Kushtetutës, Riza Smaka për lajmi.net është shprehur se Kosova është vend i vogël dhe së këndejmi, nuk do të kushtonte as kohë e as financiarisht që presidenti të zgjidhej nga populli, dhe ai këtë e sheh si mënyrën më të mirë.

    “Kosova është vend i vogël, nuk është procedurë e ndërlikuar, nuk kushton shumë, zhvillohet një fushatë simpatike dhe ai ose ajo që do të zgjedhej do të ishte edhe superior edhe jashtë influencave politike që tani e diktojnë presidentin sepse e zgjedhin.”, tha Smaka.

    Më tutje, lidhur me procedurat ligjore për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, Smaka shprehet se do të merrte 1 javë kohë që të rregullohej ligji për ta bërë këtë.

    “Sa i përket rregullimit të Kushtetueses, do të duhej të bëhej me një amendament i cili merr më së shumti 1 javë me komoditet dhe pa kurrëfarë problemi do të kalonte kah qeveria, Kuvendi dhe Kuvendi do të duhej ta miratonte, sepse tash për tash presidenti zgjedhet në mënyrë antikushtetutare, sepse në rundin e tretë kërkohet shumica e kualifikuar. Pastaj është sentenca që iu kërkohet deputetëve se nëse nuk votohet presidenti do të shpërbëhet”, tha Smaka për lajmi.net.

    E sa i përket legjitimitetit të presidentit i cili do të zgjidhej nga populli, Smaka thotë se kjo do të ishte evidente. Ai thotë se presidenti i zgjedhur nga populli do të kthehej me fytyrë kah populli dhe jo partitë politike.

    “Përderisa do të ishte i pavarur nga partitë politike, ai do të kthehej me fytyrë kah votuesit e tij dhe kah qytetarët dhe jo kah partitë politike që e kanë zgjedhur dhe nuk do të kishte kanosje të formës ‘ne të kemi zgjedhur dhe ne të shkarkojmë’, tha Smaka.

    E lidhur me legjitimitetin e presidentit të zgjedhur nga populli edhe njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se do të ishte më i madh.

    Alija më tutje thotë se sistemi aktual qeverisës i Kosovës do të ndryshonte, për arsye se Kosova do të bëhej shtet presidencial ose gjysmë-presidencial.

    “Pa dyshim që do të prodhonte më shumë legjitimitet dhe një pjesë e Kushtetutës së Kosovës do të amandamentohej për arsye se sistemi qeverisës i Kosovës me zgjedhjen e presidentit direkt do të ndryshonte sepse ne do të kishim një shtet presidencial ose më e lehta një sistem gjysmë-presidencial.”, tha Alija.

    Alija shton më tutje se kjo ka të bëjë me vullnetin e partive politike të cilat përveç Vetëvendosjes të gjitha janë pro idesë së zgjedhjes së presidentit direkt nga populli.

    “Ka të bëjë me vullnetin e partive politike, që nga forumi i liderëve që është marrë me reformën zgjedhore dhe shumica e subjekteve politike nuk janë pajtuar asokohe që të kemi president të zgjedhur direkt, me kalimin e viteve, kanë ndryshuar pozicionet dhe sa e di unë vetëm Lëvizja Vetëvendosje është kundër të zgjidhet presidenti nga populli ndërsa subjektet tjera janë pro”, tha Alija për lajmi.net.

    Sipas analistit Alija, gjasat që të ndodh ndryshimi i Kushtetutës në këtë moment dhe të mundësohet zgjedhja e presidentit nga populli janë të vogla, për shkak të problemeve politike e diplomatike me të cilat po përballet Kosova.

    “Gjasat që të ndodh një amandamentim i Kushtetutës dhe një përafrim i qëndrimeve të subjekteve politike për të pasur sistem ku presidenti zgjedhet nga populli janë minimale, jo në këtë kohë kur e kemi tutje dialogun, e kemi të pa-adresuar një pjesë të rëndësishme për pasojat e reformës zgjedhore. Gjasat reale të ndodh një ndryshim i tillë në këto rrethana me një ballafaqim të presidentit aktual me Gjykatën Speciale dhe rrethanat politike janë shumë të vogla.

    Në fund Alija thotë se nëse do të kishte vullnet për këtë do të duhej të kishte një debat para se gjitha shoqëror dhe pa dyshim debati më i rëndësishëm është ai politik dhe vullneti i tyre.

    Mbetet të shihet nëse presidenti i ri i Kosovës do të zgjidhet përsëri në Kuvend ose do të mundësohet korniza ligjore e cila e lejon që kjo të ndodhë me votë direkte nga populli.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.