Pas titullit kampion qëllimet janë rritur dhe tek Interi ëndërrojnë me të drejtë fitimin e Champions League.
Trofe që kampionëve të Italisë u mungon prej vitit historik 2010, kur u sigurua tripleta e famshme.
Të njëjtën ëndërr si tifozët, lojtarët dhe stafi teknik ka edhe Giuseppe Marotta, presidenti i zikaltërve.
“I jam mirënjohës fondit Oaktree për besimin. Unë mbështetëm në një strukturë drejtuese të fortë dhe në një ekip profesionistësh shumë seriozë. Pa harruar publikun që është vlera jonë e shtuar. Do të vë në praktikë përvojën e fituar deri tani. Interi është Interi. Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar me fitore”, tha ai.
Tutje, ai tregoi edhe objektivin e tij, si drejtuar i zikaltërve.
“Objektivi ynë është të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur. Një ëndërr është fitimi i Championsit. Rritja e pretendimeve është një akt krenarie dhe përgjegjësie. Duhet të përpiqemi të fitojmë Championsin, rëndësi ka të mos kemi pengje”, shtoi ai.
Presidenti i Interit ka një koment edhe për numrin e madh të futbollistëve të huaj në Itali, diçka që nuk e sheh si gjë negative.
“Nuk kanë faj të huajt, përkundrazi, nëse janë të mirë shërbejnë për të ndihmuar në procesin e rritjes dhe përmirësimit të të rinjve. Ajo që mungon sot është një hapje drejt botës së futbollit, një botë jo më e aksesueshme për të gjithë”, përfundoi ai./GazetaExpress/