Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa gjenden të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bënin pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur pa jetë brenda banesës së tyre në zonën e Kombinatit. Ndërkohë vajza tjetër është gjetur me shenja jete dhe është nisur me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet në gjendje kome.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se se të ndjerat janë identifikuar si Zhaneta dhe Anisa Josifi, respektivisht 56 dhe 30 vjeç. Ndërsa vajza tjetër është identifikuar si Blerta Josifi, 34 vjeç. Ka qënë vëllai i 56-vjeçares, ai që ka dhënë alarmin për “zhdukjen” e të motrës, i cili ka denoncuar se prej 3 ditësh nuk komunikonte dot në celular me të dhe nuk i përgjigjej kur i shkonte në shtëpi.