×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj nga Zahaqi i Pejës: Faleminderit që po bashkoheni çdo ditë me ‘Kosovën Fituese’

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në NATO dhe trefishimin e buxhetit për bujqësi. Haradinaj u zotua për transformim rrënjësor përmes investimeve të mëdha në sektorin bujqësor dhe atë turistik.

    “Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme,” deklaroi ish-kryeministri, duke prezantuar alternativën e tij për qeverisje. Sipas tij, anëtarësimi në NATO do të hapë dyert për investime të konsiderueshme në rajonin e Pejës.

    I shoqëruar nga deputeti Dr. Shemsedin Dreshaj dhe kryetari i degës së Pejës Dr. Ali Berisha, lideri i AAK-së premtoi mbështetje reale financiare për çdo familje, trajtim të dinjitetshëm për veteranët e luftës dhe përmirësim të gjendjes së pensionistëve. “Alternativa jonë është qeverisja e mirë – Kosova ku fitojnë të gjithë,” përfundoi Haradinaj në bashkësinë lokale që njihet për sakrificat e mëdha gjatë luftës çlirimtare.

     

    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nait Hasani nga Prizreni ka publikuar një fotografi nga ky qytet duke shkruar “nga Prizreni drejt fitores”.
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati i LDK’së për deputet, Izet Sadiku, ka thënë se qendra e mjekësisë familjare në Kalabri. Ai ka publikuar pamje nga kjo...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se gjatë fushatës ka pranuar mijëra mesazhe nga mërgata të cilët kanë shprehur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka komentuar vendimin e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump, për të ndërprerë punën...
    Kronika06 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...
    Vip06 Shkurt 2025
    G-Bani, Aldo dhe Loredana u bënë bashkë mbrëmë për t’i bërë një kurth Gjestit. Ideja siç duket u iniciua nga vetë G-Bani,...
    Vip06 Shkurt 2025
    Ylli botëror Kim Kardashian ka folur për lidhjet e dashurisë në trailerin e sezonit të ri të “The Kardashians”. Traileri u publikua...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se gjatë fushatës ka pranuar mijëra mesazhe nga mërgata të cilët kanë shprehur...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme. Ai gjithashtu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.