×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozita dhe opozita përplasen sërish rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Kërkesa e deputetes nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu që të kthehet për rivotim Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike në seancën e sotme ka përplasur pozitën dhe opozitën në vazhdimin e seancës së 18 shtatorit të Kuvendit të Kosovës.

    Deputetja Haxhiu ka kërkuar që kjo pako të kthehet në rivotim dhe të kaloj pasi siç tha ajo secili deputet po pranon shkresa të shumta të qytetarëve dhe bizneseve për nevojat që do të dalin nga ky ligj.

    Ajo tha se ata që po nënshkruajnë për mëditje nuk po rreshtohen në asnjë krahë.

    “Ata kërkojnë që ne të bëjmë zgjidhje dhe sa u përket votave janë 31 deputet është e vërtetë që kalon me 31 po në qoftë se ju që nënshkruani aty për mëditje atëherë nëse nuk nënshkruani për mëditje normal që atëherë nuk figuroni, por ju nënshkruani për mëditje, rrini në seancë dhe nuk merrni pjesë në votim, as për dhe as kundër dhe as abstenim. Pra duhet të rreshtohesh diku… E me u rreshtua kërkah jeni ju Vetëvendosja thjeshtë me nënshkrua po nënshkruani po votën nuk po e jepni për asnjërën variant për çka jeni obliguar”, tha Haxhiu.

    Kurse, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se kjo pako kërkon një koordinim dhe harmonizim dhe bashkim të iniciativave që të jemi në përkrahje të sektorit privat. Ai tha se kjo pako nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.

    “E kuptoj që kjo punë është punë politike, por ne si Parti Demokratike të Kosovës e kemi bërë deklarimin tonë ne që 6 muaj ditë që pavarësisht që kemi pritur në radhë për të ardhur në shqyrtim iniciativat tona ligjore, kjo nuk ka ndodhur nuk janë harmonizuar dhe nuk mund të themi që njëri ligj që i adreson këto çështje është ma i rëndësishëm sesa ligji tjetër. Ka mundësi që këto të inkorporohen në një ligj të vetëm dhe realisht ne të ecim përpara. Përndryshe pakos të cilës iu referua zonja Haxhiu nuk i adreson nevojat e ekonomisë, është e zbrazët, nuk ka substancë dhe kryesisht koncentrohet në një pikë të vetme që është tërheqja e 10 përqindshit të mjeteve të kursimeve pensionale. Dhe nëse ka nevojë që vetëm ajo pikë të hiqet atëherë po e amandamentojmë vetëm ligjin e Fondit të Kursimeve Pensionale edhe po e kryejmë por nëse realisht duam të bëjmë pako që është në përputhje me nevojat e kohës atëherë kjo kërkon një koordinim dhe harmonizim dhe bashkim të iniciativave që të jemi në përkrahje të sektorit privat”, tha ai.

    Kurse, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se fjalimet e njëjta nga deputetët e pozitës po lexohen sa herë që po mungojnë votat.

    “Është bërë punë e lodhshme kjo hipokrizia e cila grupeve parlamentare të këtyre koalicionit qeverisës të cilët vazhdojnë edhe i lexojnë të njëjta fjalime sa herë kur ka diçka që iu mungojnë votat. Kemi pasur situatën me marrëveshjet ndërkombëtare kanë dalë të njëjtat fjalime, të njëjtat, të njëjta fjalë dhe këto arsyetime i kanë dhënë këtu para gjithë ne dhe publikut duke thënë se kaloni këto se po na duhet me t’i ndihmojmë qytetarëve… Sa vota i keni sot këtu ju si koalicion qeverisës sepse për të qenë qeveri edhe koalicion qeverisës me legjitimitetin minimal do të duhej së paku të ishin 61 vota me të cilat dhe do të mund ta kalonin këtë projektligj”, tha Murati.

    Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi deklaroi se derisa nuk i ka numrat kjo qeveri që ta kalojë këtë projektligj atëherë nuk i ka votat as për të qeverisur.

    “Nëse nuk i keni numrat për ta kaluar një projektligj atëherë si keni numrat as për të qeverisur, pra kaq e thjesht është. Qytetarët duhet ta kuptojnë se për çka bëhet fjalë sepse kam përshtypjen se në shumicën e rasteve thirrja për ta votuar këtë projektligj është për ta keq informuar qytetarin lidhur me këtë gjendje që po ndodh këtu. Vetëm 31 vota nga 61 që duhet t’i ketë koalicioni që të kalojë ky ligj… këto 61 vota i gjetët për vete e për qytetarin nuk po i gjeni, kalojeni more kush po iu ndal, kalojeni. E keni mazhorancën, e keni qeverinë. Nga opozita nuk do të duhej që t’i bëni 31 vota nga 61 prezentë”, theksoi ai.

    Edhe njëherë shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj kërkoi nga deputetët që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me mundësinë që në lexim të dytë të inkorporohen të gjitha sugjerimet.

    “Nuk ishte ideja me hap debat ose replika meqenëse edhe opinioni publik është që të futet në rend të ditës ky ligj ne po kërkojmë që të kalojë në rend të parë dhe pastaj kushdo që ka sugjerime le t’i inkorporojmë gjatë leximit të dytë“, tha Haradinaj.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tregoi se si ekziston mundësia që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të futet në rend dite për seancën e sotme.

    “Mocioni për ndryshimin ose plotësimin e rendit të ditës mund të bëhet vetëm në fillim të seancës siç e dini meqenëse që kjo seancë është e re nuk mund të shtohet kjo pikë nëpërmjet mocionit të tillë. Nëse bëhet mocion urgjent për çështje urgjente ajo është diçka tjetër, por siç e dini për të shmangur na duhen dy të tretat, nuk po shoh që ka vullnet prej dy të tretat por varet nga ju se si doni ta procedoni këtë çështje”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.