×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës nxjerr në qarkullim pullën e re postare ‘’Fauna endemike’’

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.

    Potamophylax coronavirus i prezantuar në pullë postare është lloj endemik i Kosovës nga grupi i insekteve të ujërave. Lloji është zbuluar në vitin 2021 nga zona burimore e Lumëbardhit të Deçanit.

    Megjithatë sipas Postës së Kosovës, zona ku është gjetur ky lloj insekti i rrallë është degraduar jashtëzakonisht shumë nga faktori njeri, duke e rrezikuar zhdukjen e llojit unik të këtij insekti në vendin tonë nga ndotjet e mjediseve ujore.

    Përveç faktit se ky lloj në krejt globin jeton vetëm në këtë zonë në Kosovë, rëndësia e tij shfaqet edhe nëpërmjet rolit të tij thelbësor në mbajtjen e shëndetit të mjediseve të lumenjve dhe përrenjve ku ai jeton.

    Posta e Kosovës, përmes imazhit të pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së faunës endemike, si dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës nëpër botë.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.