×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pompeo viziton Izraelin, akuzon Iranin për nxitje të terrorit në kohë pandemie

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë kësaj vizite, ai e akuzoi Iranin për nxitje të terrorit, ndonëse populli i këtij vendi po vuan nga përhapja e koronavirusit.

    Kryediplomati amerikan do të zhvillojë takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së këtij shteti, me të cilët do të diskutojë për aktivitetet e Iranit në Lindjen e Mesme, konfliktin në Siri, koronavirusin dhe për disa çështje të tjera.

    Para se ta fillonte takimin prapa dyerve të mbyllura me shefin e qeverisë izraelite, Pompeo nuk e komentoi planin e Izraelit për aneksimin e vendbanimeve çifute dhe territoreve të tjera në Bregun e pushtuar Perëndimor, por i dënoi veprimet e Iranit.

    “Edhe gjatë kësaj pandemie, iranianët janë duke i përdorur burimet e regjimit të Ayatollah-ut për të nxitur terror në botë, edhe në kohën kur populli i Iranit po përballet kaq shumë me vështirësi. Kjo tregon shumë për shpirtin e atyre njerëzve që e udhëheqin atë shtet”, tha Pompeo.

    Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga ardhja në pushtet e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sidomos pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha.

    Kur zbriti nga aeroplani, Pompeo e kishte vendosur në fytyrë një maskë me ngjyrat e flamurit amerikan, por gjatë takimit me kryeministrin Netanyahu, asnjëri nga zyrtarët nuk kishte maskë, shkruan “Free Europe”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.