×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia turke konfiskon dhe shkatërron mbi 7.5 milionë rrënjë kanabisi

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Forcat turke të sigurisë i kanë konfiskuar mbi shtatë milionë rrënjë kanabisi dhe më shumë se një ton drogë të përgatitur nga kjo bimë në 89 lokacione të ndryshme në pjesën juglindore të vendit.

    Konfiskimi ishte pjesë e një operacioni të xhandarmërisë në provincën Diarbarkir me qëllim të ndalimit të trafikimit ilegal të substancave narkotike nga PKK-ja dhe për t’i sjellë shkelësit para drejtësisë, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

    Mbi 1,600 kilogramë kanabis i thatë, 7.5 milionë rrënjë kanabisi, gypa uji me gjatësi prej 8,400 metrave dhe gjashtë pompa uji janë konfiskuar dhe janë shkatërruar, shkruan “Anadolu”.

    Kjo ishte sasia më e madhe e kanabisit të konfiskuar gjatë një operacioni të vetëm në katër vjetët e fundit në Turqi.

    Sipas Interpolit, deri në 80 për qind e tregjeve ilegale të drogës në Evropë furnizohen nga rrjetet trafikuese të PKK-së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan  Donald Trump tha të shtunën se dyshon nëse Vladimir Putini i Rusisë dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës së tij ndaj Ukrainës dhe shton se mund të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar 39-vjeçari, Marinel Demiri, nga Pojani i Korçës. Në një njoftim të lëshuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar 39-vjeçari, Marinel Demiri, nga Pojani i Korçës. Në një njoftim të lëshuar...
    Lajme26 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit Belgin Jashari. E para e shtetit tha se...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pakistani bëri thirrje të shtunën për një hetim “neutral” mbi vrasjet e kryesisht turistëve indianë në Kashmir, për të cilat New Delhi...
    Sport26 Prill 2025
    Kampioni shumëfishtë i atletikës, Naim Malazezi, ka sfiduar veten duke u futur mes hithave. Një sfidë e re për trupin, por edhe...
    Lajme26 Prill 2025
    Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari gjatë një ndeshjeje të futbollit në Obiliq. Sulmi ka...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka zhvilluar një takim me presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan. Tashmë kanë dalë edhe pamje para...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.