Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Lipjan. Një vajzë 13-vjeçare dyshohet se ka vdekur si pasojë e zhytjes në një pishinë
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në fshatin Baicë të Lipjanit, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori kujdestar.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, theksohet në raportin e policisë.