Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një gruaje, pas rënies nga kati i pestë i një ndërtese në Fushë Kosovë, raporton Front Online.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Rr. Nëna Terezë Fushë Kosovë 14.08.2020 – 12:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së./Front Online