Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Rreth ores 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka deklaruar se zjarri nga vetura, më pas është përhapur në objekt.
“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt. Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./Front Online/