Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit në Drenas ku u vra një person dhe disa u lënduan.
Në këtë ngjarje sipas policiësë ishin të involvuar në ngjarjen ku humbi jetën një person.
Të dyshuarit gjenden në arrati.
“Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.