Një punëtor është rrëzuar nga kati i tretë i objektit në të cilin ishte duke punuar, në qendër të Prishtinës, raporton Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet policore te stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektoret e punës”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se njësitet kompetente po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxhaj.