×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia franceze arreston një person pas shpërthimit të zjarrit në Katedralen e Nantes

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Një burrë 39-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në Katedralen e Nantes, e ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në objektin historik.

    Burri i arrestuar është refugjat nga Ruanda që kishte punuar si vullnetar në katedrale dhe kishte për detyrë që ta mbyllte objektin të premten në mbrëmje, raportoi një televizion francez, duke e cituar prokurorin Pierre Sennes.

    Ai tha të shtunën se tri vatra zjarri ishin përhapur në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë në objekt. Megjithatë, autoritetet i kanë filluar hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

    Zjarri kishte nisur të shtunën në mëngjes. Zjarrfikësit kishin arritur ta vinin nën kontroll pas disa orësh dhe e fikën atë plotësisht pasdite.Kjo ngjarje ndodhi më shumë se një vit pas zjarrit të madh që e kishte kapluar katedralen Notre Dame të Parisit, e cila është dëmtuar shumë nga flakët.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.