×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës në aksion: Zbulon nga pamjet e dronit plantacione të mbjella me kanabis në gjatësi deri 3 metra

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka zbuluar dhe shkatërruar plantacione me bimë të dyshuara narkotike në zonën kufitare.

    Në një komunikatë të dërguar për media nga policia kanë thënë se janë duke marrë në vazhdimësi operacione për parandalimin dhe luftimin e dukurive të tilla në Kosovë.

    “Në vazhdën e implementimit të  Planit Operativ ” Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)- Perëndim, pas aktiviteteve të inqizimit me dron të terenit të dyshuar për kultivim të bimeve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit të inqizuar. Përderisa, sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit  njesia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelber kufitare,  gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë  narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra”, thuhet në njoftim.

    “Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njesia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndermarrjen e veprimeve hetimore dhe operacionale në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative dhe veprave penale që bien në fushëveprimin e departamentit kufitar të Policisë, dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.