
Në një zonë malore në Britani të Madhe janë zbuluar pjesët e trupit të një vajze 28-vjeçe, që ishin futur në dy valixhe. Viktima është identifikuar nga policia – bëhet fjalë për Phoenix Netts, shkruan Sky News.
Pjesët e trupit janë gjetur më 12 maj në afërsi të një gurthyesi në Gloucestershire. Gareeca Conita Gordon, 27-vjeç nga Birminghami, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e Netts në shtëpinë e saj gjatë periudhës 14 prill deri më 12 maj.
We've named the woman found dead in the Forest of Dean last week as Phoenix Netts, aged 28.
Two people have appeared in court charged over Phoenix's murder today, and we're continuing our investigation to establish where she died.
Full story ⬇️https://t.co/YIQkEKMnjQ
— West Midlands Police – #StayAlert (@WMPolice) May 19, 2020
Ndërkaq Mahesh Sorathiya, 38-vjeç nga Volverhampton akuzohet për asistim në vrasje. E në anën tjetër policia britanike ka gjetur trupin, pas një telefonate që e kishte pranuar për një vozitje të pazakontë të një veture.
Me të lokalizuar veturën, ata disa orë më vonë i kanë gjetur valixhet me pjesët e trupit të viktimës. Testet e obduksionit nuk kanë dhënë rezultate konkrete, dhe për këtë është urdhëruar kryerja e një sërë testesh tjera.