Dy persona gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në qytetin e Podujevës. Të njëjtit e kishin rrahur një person të moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Rr. Salih Çeku, Podujevë 08.09.2020-13:45. Pas një mosmarrëveshje ne mes të tre personave meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuarit e kanë rrahur viktimën të mitur me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe personat e përfshira në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.