Ndonëse në Kosovë është rritur në mënyrë enorme numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, kosovarët po vazhdojnë mos t’i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.
Policia ka raportuar se dje një person nga Podujeva nuk iu përmbajt masave të vetizolimit.
Ai, ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kishte dalë nga shtëpia.
Ndaj të dyshuarit ndërkaq prokuroria ka inicuar rast.