×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po shtohet numri i të rinjve të infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Zyrtarët amerikanë në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara e kanë ngritur alarmin për rritjen e numrit të të rinjve që po dalin pozitivë në testin për koronavirus.

    Në Misisipi, zyrtarët thanë se përhapja e virusit te të rinjtë ka ndodhur për shkak të ndejave që organizohen nga studentët, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Në Karolinën Veriore, guvernatori Roy Cooper tha të premten se rritja e numrit të rasteve po i përfshinë kryesisht personat e moshës 24 deri 49-vjeçare.

    Në Teksas, guvernatori Greg Abbott tha javën e kaluar se personat nën moshën 30-vjeçare e përbëjnë shumicën e rasteve të reja në disa rajone. Sipas tij, rritja e numrit të të rinjve të infektuar me koronavirus ka mundur të jetë shkaktuar nga ndejat e organizuara në Ditën e Përkujtimit, nga vizitat në kafene apo nga tubimet e tjera.

    Në Florida, guvernatori Ron DeSantis tha të shtunën se rastet janë duke e ndërruar drejtimin nga popullsia që është në të njëzetat dhe tridhjetat.

    Ai tha se shumica e të rinjve të infektuar nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për vëmendje mjekësore.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.