×
  • Lajme
  • Lajme

    Phillips: Duhet caktuar afat për përfundimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut të Universitetit Kolumbia David Phillips thotë se dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë duhet kushtëzuar me afat.

    Vendosja e një afati mund t’i detyrojë palët të marrin vendime të vështira për të arritur marrëveshje, tha ai.

    “Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, duhet të përcaktojë një afat për përfundimin e dialogut, sepse procesi nuk duhet të vazhdojë pafundësisht. Unë mendoj se 12 muaj është një periudhë e arsyeshme”, ka deklaruar Phillips, ish këshilltari i lartë i Sekretariatit të KB dhe Departamentit të Shtetit të SHBA.

    Ai beson se përfundimi i negociatave duhet të nënkuptojë, njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, si shtete sovrane dhe të pavarura brenda kufijve ekzistues.

    Phillips vlerësoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të dalin në skenë dhe të përdorin ndikimin e saj në inkurajimin e palëve në bisedë për të arritur një kompromis.

    Kur bëhet fjalë për dialog, Phillips tha që është thelbësore të përcaktohet fati i 1.500 personave të zhdukur dhe t’i kushtohet vëmendje marrëveshjeve të arritura deri më tani, të përcaktohet statusi i tyre dhe ato të zbatohen plotësisht.

    Phillips beson se nuk është e qartë nëse Serbia me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

    “Është e rëndësishme që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të thotë qartë dhe pa mëdyshje se Serbia është e përkushtuar në anëtarësimin në BE. Ai do të duhet të zgjedhë midis integrimit euro-atlantik dhe romancës të cilën e mban me Rusinë dhe Kinën”, thotë Phillips.

    Ai konsideron se nëse Vuçiq është serioz në lidhje me integrimin me vendet perëndimore – atëherë ndërmjetësi në dialog ka ndikim në proces.

    Phillips thekson se është e rëndësishme që të dy palët në negociata të jenë fleksibilë dhe të gatshëm për kompromis, por që para kësaj, Bashkimi Evropian duhet të ndërtojë besim me Kosovën dhe t’i japë fund çështjes së liberalizimit të vizave.

    Kur bëhet fjalë për atë çfarë duhet të bëjë Prishtina, Phillips beson se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog, kryesisht marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKS).

    Sidoqoftë, ai thekson që AKS duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, dhe parimet e vendosura nga Martti Ahtisaari.

    Në të njëjtën kohë, Phillips vlerëson se Serbia duhet të përmirësojë nivelin e respektimit të të drejtave të pakicave, veçanërisht pakicës shqiptare.

    Phillips gjithashtu vlerësoi se propozimi për shkëmbimin e territoreve ishte humbje kohe./Insajderi.org.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka ka njoftuar se ka nisur pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës së...
    Lajme20 Korrik 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump tha të dielën se do të ndihmonte afganët e ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për vite me radhë,...
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.