Lajme

Petkoviq me akuza: Kosova nuk do dialog, por konflikt

Petkoviq me akuza: Kosova nuk do dialog, por konflikt
21:14 | 05 Gusht 2022

Drejtori i të ashtuquajturëz Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për dialog por dëshiron vetëm konflikte.

Këtë deklaratë, Petkoviq e bëri në një takim me zëvendëskryetarin të Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Jergens Frederik.

“Është e qartë se autoritetet e Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë nuk duan dialog, por duan konflikte. Që nga fillimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve, Beogradi ka qenë i përkushtuar për dialogun si mjetin e vetëm për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve të hapura, por Prishtina me këmbëngulje po përpiqet të ndezë një fuçi baruti dhe të shkaktojë kriza dhe konflikte, prandaj po bën lëvizje që paraprakisht e di se mund të kenë pasoja katastrofike për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. Prandaj shpresoj se dialogu i ardhshëm do të merret shumë seriozisht nga Prishtina si hapësirë ​​për zgjidhje diplomatike të problemeve në terren, e jo si terren trajnimi për shantazhe dhe goditje me armë”, tha Petkoviq, njofton e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Ai e ka akuzuar Kosovën se po e politizon çështjen e të pagjeturve.

Petkoviq gjatë takimit Petkoviq e ka përmendur edhe Asociacionin, duke thënë se fakti se Kosova nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin tregon se nuk interesohet për të drejtat e serbëve.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera