Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesë aktakuza, kundër tetë personave.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 5 persona të dyshuar, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë personave të dyshuar dhe dy kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy persona.
Po ashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një veture, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.