×
  • Kronika
  • Kronika

    Përsëri shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e kushëririt në Sadovinë të Çerkezëve

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Për të dytën herë me radhë, ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë, Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, si dhe të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Ermond Ismajli.

    Seanca gjyqësore e cila ishte caktuar të mbahej te enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan,  është shtyrë për shkak të pandemisë.

    Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Zyhdi Haziri, duke bërë të ditur se një dëshmitare ka rezultuar me simptoma të virusit Covid-19, për cka dhe seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 26 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, me arsyetimin se të njëjtit, me 2 maj 2019, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, Komuna e Vitisë, me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Muhamet Ismajli.

    Sipas aktit akuzues, kjo ka ndodhur në atë mënyrë që të akuzuarit fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të njërit Muhamet, me ç’rast ky i fundit me familjarët e tij dalin për të biseduar lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, për çka këta të fundit refuzojnë, e që më pas vazhdojnë me fyerje të cilat sjellin eskalimin e situatës deri në konflikt fizik.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit me mjete të forta mbretëse, si drunjë dhe shufra metalike, e godasin tani të ndjerin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dërmishje dhe gërvishtje lëkurore, për çka i njëjti nga familjarët transportohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas si rast urgjent dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

    Pas kësaj, sipas aktakuzës, i ndjeri transferohet në QKUK në Prishtinë, ku edhe konstatohet vdekja e tij si rezultat gjakderdhjes masive në kokë, e shkaktuar nga përdorimi i mjeteve të forta mbretëse.

    Në këtë drejtim, prokuroria pretendon se të akuzuarit në fjalë kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Tutje sipas aktit akuzues, i pandehuri Edmond Ismajli, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor me përdorimin e atëçastshëm të dhunës, në kohë dhe vend si në dispozitivin e parë, me dashje u ka shkaktuar lëndime trupore Ismet dhe Fisnik Ismajlit, në atë mënyrë që gjatë kacafytjeve, me një lopatë i godet të dëmtuarit dhe u shkakton atyre ndrydhje të indeve, për çka akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është sulmuar fizikisht një doktoreshë në QMF në Lipjan. Në raportin 24 orësh, policia ka...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.