Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të mos flasin të pavërteta, derisa, tha se për këto çështje, duhet t’i tregojnë faktet nëse kanë.
Selimi tha para deputetëve se nëse kanë fakte që ish’zëvendëkryeministri, Haki Abazi, është takuar me dikë, atëherë duhet që t’i publikojnë.
“Kolegë jeni duke tepruar me të pavërteta, ngritni situata, jo kështu ka qenë zyra, jo me kë është taku filani. Folni çka keni nxirrni hapur faktet, jeni tu dashtë me thanë që na jemi si ju, që takohemi me përfaqësues të Serbisë, folni çka keni jeni duke tepruar me shpifje. Nëse keni diçka me Haki Abazin thuani me kë është taku ku është taku, nëse keni me simbole nxirrni fotot. Në asnjë zyre ska qenë pa flamur, pa varësisht çka ne mendojmë”, ka thënë ai.
Selimi tha se nuk duan paqe, e se PDK’ja është rreshtuar në anën e LDK’së.
“Prandaj ju lutem shumë edhe njëherë po ju kuptoj që s’keni tema tjera. Sa i përket paqes, kërkush nuk lypi paqe me ju, kërkush nuk do as që të jetë as bashkëopozitë me ju, e keni rreshtuar veten në anën e LDK’së”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/250616529573960/