×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përplasja për Kushtetuesen, Komisioni i Venecias: Meta pati të drejtë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste në parlament, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i ka dhënë të drejtë Kreut të Shtetit në interpretimet e tij, të cilat në të kundërt u konsideruan nga socialistët si një shkelje e Kushtetutës. Ekspertët e Venecias kanë hedhur poshtë qartazi propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë.

    Në opinionin përfundimtar, Komisioni vëren se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “krijoi një incident të madh proçeduarial”, kur i dërgoi me diferenca kohore listat me kandidatët fillimisht Presidentit dhe më pas Parlamentit. Sipas dokumentit “duhet të ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit automatik, në bazë të rregullit të afatit 30 ditor”. Për më tepër që për katër vende vakante (dy nga presidenti dhe dy nga parlamenti) kishte vetëm 6 kandidatë, emrat e të cilëve ishin në listat e të dy institucioneve.

    Ndërsa presidenti Meta emëroi një nga tre kandidatët e listës së parë të tij, ai vendosi pezullimin e emërimit të kandidatit të listës së tij të dytë, duke e motivuar këtë me faktin se secili nga institucionet duhet të bënte emërimet me radhë. Dhe sipas Kreut të Shtetit, do të duhej që parlamenti të zgjidhte kandidatin e radhës nga lista e tij e parë. Nga ana e saj, shumica pati një interpretim tjetër. Sipas saj, dispozita kushtetuese, më shumë se sa rendin e emërimeve, përcakton sekuencën e të drejtës për të emëruar, duke qenë se Gjykata rinovohet çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve të saj. Për këtë arsye, Parlamenti e konsideroi automatikisht të emëruar kandidaten Arta Vorpsi, e para në listën e dytë të presidentit, dhe vetë zgjodhi në një seancë të vetme, dy emra nga dy listat e veta, ndonëse në të dyja rastet nuk pati tre kandidatë, siç përcakton Kushtetuta, raporton VOA.

    Sipas Komisionit të Venecias, “në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosura nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës. Për më tepër, nëse Presidenti do të kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët minimalisht të kërkuar nga Kushtetuta. Rezervat për shkak të kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara”, shprehet Komisioni i Venecias, duke shtuar që “pavarësisht se cili interpretim ishte i saktë, të dy organet emëruese duhej të ishin mbledhur dhe të kishin arritur një pozicion të përbashkët përpara se të vazhdonin procedurën”.

    Ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit për vendimin e tij “të njëanshëm” për të pezulluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit të tij nga lista e dytë, ndërkohë që socialistët e cilësuan si shkelje dhe vlerësuan të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi. Në opinion, vihet në dukje se “një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë të qartë nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese”, duke shpjeguar se “nëse nuk ka as veprime dashakeqe dhe as me dashje, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, mekanizmi automatik nuk do të zbatohej. Si pasojë, duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin e këtij mekanizmi. Në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, prandaj mund të justifikohet të pranohet emërimi i vonuar i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi betimin e gjykatësit që supozohej se ishte zgjedhur automatikisht”.

    Rasti i zonjës Vorpsi, bëri që socialistët të ndërmerrnin një nismë ligjore për të anashkaluar betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm para Kreut të Shtetit. Por për këtë ekspertët e Venecias janë shprehur haptazi kundër. “Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidentit është një parakusht për marrjen e detyrës”, shkruhet në Opinion. Sipas propozimit të socialistët, betimi mund t’i dërgohet me shkrim te Presidenti kur ky i fundit refuzon ta pranojë brenda 10 ditësh nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes së emërimit. Sipas mendimit të Komisionit, “kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të jepet “para” Presidentit”, ndërsa shton se “dispozita është shumë e paqartë”. Ekspertët e Venecias shprehen se “ndryshimi krijon pasiguri në lidhje me legjitimitetin e anëtarëve që fillojnë të punojnë në Gjykatën Kushtetuese pa u betuar në bazë të procedurës së parashikuar në Kushtetutë. Nëse vlerësohet e domosdoshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, një dispozitë e formuluar më qartë mund të miratohet në nivelin kushtetues”, pra jo të një ligji.

    Përplasja për emërimet i shtyu socialistët që këtë temë ta shtonin në argumentat e Komisionit të posaçëm parlamentar, që po shqyrton prej gati 11 muajsh shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ngritur fillimisht për shkak të vendimit të tij të qershorit të vitit të kaluar për të anulluar zjedhjet vendore, duke dekretuar më pas një tjetër datë për votimin. Por sipas Komisionit të Venecias, “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

    Në përfundimet e tyre, ekspertët e Venecias e shohin tejet problematike situatën e krijuar në Shqipëri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk janë plotësisht funksionale. Sipas tyre “kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve”, duke vlerësuar se “procedura e nevojshme e vettingut pati efekte më të gjera nga sa parashikohej fillimisht. Ndër të tjera, si pasojë e procedurës gjithëpërfshirëse të verifikimit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë jofunksionale”, apo dhe se “problemet në zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë përkeqësuar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti që procedura është bërë objekt i luftës ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Gjatë gjithë jetës të Ivanka Trump, ajo punoi për babanë e saj. Kur Donald Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme,...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Si të dalloni nëse keni mungesa ushqimore dhe si t’i korrigjoni ato? Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.