×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përplasja për Asociacionin, mediat serbe paraljmërojnë bllokim të dialogut

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje për shkak të refuzimit të institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu ka raportuar mediumi serb, Tanjug, duke iu referuar burimeve të veta.

    Sipas Tanjug, burime diplomatike evropiane u kanë thënë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është vënë në pikëpyetje.

    Problemi raportohet të jetë refuzimi i Kosovës për ta diskutuar zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila nënkupton formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.
    Gazeta Express ka provuar që për këtë çështje të pyes në Qeverinë e Kosovës, por zyrtarët e kabinetit të kryeminstrit Avudllah Hoti nuk kanë qenë të qasshëm.

    Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, pas takimit të fundit me palën serbe ishte shprehur hapur kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Edhe presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media kishte thënë se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.