×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkrahësit e Joe Biden kundër takimit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Eksperti amerikan për Ballkan dhe Diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit Amerikan, Michael Carpenter, ka komentuar takimin e krerëve të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

    Carpenter, i cili është edhe përkrahës i kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thumbuar presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump, shkruan Gazeta Insajderi.

    Diplomanti amerikan, ka shtuar një pyetje se çfarë ka vendosur Trump në tryezë duke e ditur se Kosova dhe Serbia janë duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    “Së pari Macron thotë se ai dëshiron të organizojë një samit në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris, më pas Trump nënshkruan me njoftimin e tij të samitit ndërsa qëllimisht rrëzon BE-në. Megjithatë, ajo që dëshirojnë të dy palët, përveç sovranitetit, është anëtarësimi në BE. Pra, çfarë saktësisht po vendos Trump në tryezë?”, ka shkruar Carpenter.

    Gjatë ditës së djeshme, i dërguar special i presidentit të ShBA-së, për dialogun, Richard Grenell, ka konfirmuar datën e diskutimit për dialogun Kosovë Serbi në Uashington.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Grenell ka bërë të ditur se një takim në mes të politikanëve kosovarë dhe serbë do të bëhet në Shtëpinë e Bardh më 27 qershor, shkruan Insajderi.

    “Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, shkruan Grenell.

    Grenell ka thënë se nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status-quo pasi të largohen nga Uashingtoni.

    “Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, është shprehur Grenell.

    Ndërsa, sot në Prishtinë pritet të mbërrijë i dërguar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë në një vizitë tri ditore. Ai vjen në Kosovë për të diskutuar për rifillim të shpejtë të dialogut.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Kurti e ka humbur shansin në Bruksel dhe Ohër dhe ai ka shans që të...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.