×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Perimet në mëngjes – Pse duhen patjetër për shëndetin?

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes.

    Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

    A do të donit ta nisnit ditën plot ankth dhe stres? Me siguri jo!

    Po të marrim në konsideratë faktin që një përqindje mjaft e ulët e shqiptarëve hanë shumë pak perime, atëherë duhet të gjejmë motivimin e duhur që të shtojmë dozat e ushqimeve të shëndetshme.

    Vlerat e perimeve për mëngjes

    Ngrënia e perimeve në mëngjes është mjaft e thjeshtë, e lehtë dhe e shijshme.

    Vende të ndryshme të botës i kanë perimet pjesë të pandarë të mëngjesit.

    Francezët për shembull hanë rregullisht kastravecë, domate dhe ullinj në mëngjes.

    Në Spanjë, hanë sallatë perimesh në mëngjes.

    AgroWeb.org rekomandon fort përvetësimin e kësaj tradite edhe në regjimin ushqimor të shqiptarëve.

    Më poshtë do të gjeni disa receta të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të ngrënë sa më shumë perime në mëngjes

    Brokoli me vezë të skuqur

    Në fillim zjejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla.

    Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy.

    U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

    Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë

    Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit.

    Për mbushjen e nje krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq.

    Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

    Omletë me spinaq dhe avokado

    Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë.

    Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë.

    Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën në tigan. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

    Vezë dhe spinaq

    Grini një grusht me spinaq.

    Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

    Lulelakër të skuqur me vezë

    Në fillim zjejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla.

    Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy.

    U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

    Ju mund të përzieni të gjithë perimet që ju pëlqejnë dhe të angazhoheni në krijime të reja në kuzhinë./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Lifestyle19 Dhjetor 2024
    Fjetja me telefon pranë është bërë e zakonshme, sidomos tek të rinjtë. Dhe, në shumicën e rasteve, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut...
    Lifestyle18 Dhjetor 2024
    Mjegulla është një fenomen natyror që mund të ndikojë ndjeshëm në kushte të sigurisë rrugore dhe në shëndetin e individëve. Kur moti...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.