Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe liderit të partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Front Online.
Ky takim ka zgjatur rreth një orë, por nuk është bërë e ditur për medie se çfarë është biseduar.
Pas takimit kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Nismës nuk janë prononcuar për medie.
Ndërsa të dy kanë vazhduar për në restorantin ku dhe do të drekojnë.
Kujtojmë se pas këtij takimi Rama do të takohet me Kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, e me pas me liderët tjerë të partive politike.